Për ambasadorin e Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, është jashtëzakonisht e vështirë t’u shpjegohet shtetasve ukrainas se pse Kievi zyrtar, nuk po pranon pavarësinë e Kosovës, ndërsa ajo po mbështet me gjithë zemër Ukrainën, pas agresionit rus.
Sipas diplomatit ukrainas, bashkëpunimi aktual i Ukrainës me Kosovën është në një nivel shumë më të ulët se ai i Rusisë me Kosovën.
“Rusia ka hapur një zyrë në Kosovë, por Ukraina jo”, shpjegon ai në një intervistë për portalin vjojvodinas Autonomija, raporton e përditshmja serbe, Danas.
Mu për këtë arsye, Tolkach, thotë se Ukraina përpiqet që në vazhdimësi t’i përmbahet parimit të integritetit territorial të Serbisë.
“Sot shtrohet pyetja se kush është në anën e kujt dhe është e vështirë t’u shpjegohet qytetarëve ukrainas pse Kievi nuk e mbështet zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, ndërsa Prishtina e mbështet Ukrainën kudo. Pavarësisht nga të gjitha këto, Ukraina respekton normat ndërkombëtare. Ne gjithashtu mbështesim dialogun në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nga i cili presim sukses”, ka shtuar ai.
Qeveria e Kosovës deri më tani ka ndarë 100 mijë euro në kuadër të dërgimit të kontingjentit të parë të ndihmave humanitare për popullin e Ukrainës.
Përpos kësaj, ekzekutivi kosovar ka ndarë mjete financiare edhe për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas dhe i është bashkëngjitur të gjitha vendimeve sanksionuese që BE-ja dhe SHBA-ja i kanë vendosur Federatës Ruse.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…