Ambasadorja Çitaku, me veshje kombëtare në Shtëpinë e Bardhë

Ajo përherë prezanton origjinën, traditën dhe veshjet me simbolet tona në misionet e saj diplomatike.

Edhe kësaj radhe, Vlora Çitaku, ambasadroja e Kosovës në SHBA që shquhet për shijen e saj unike, është shfaqur elegante, duke zgjedhur një veshje me motive shqiptare në vizitën që ia bëri Shtëpisë së Bardhë, shkruan Indeksonline.

Ambasadorja Çitaku u mori pjesë në pritjen vjetore për korin diplomatik, derisa ka publikuar edhe një fotografi ku shkruan:

“Në pritjen vjetore të organizuar nga Shtëpia e Bardhë për korin diplomatik, me kostumin kombëtar të qëndisur nga Tolinda Gojani Hasani”, ka shkruar Çitaku.