Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm ka folur së fundi për vendimin e Izraelit për të mos njohur pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për “Magazine”, që është publikuar edhe nga media të tjera, gazetari pa parashtruar pyetjen duke komentuar se me gjithë presionin ndërkombëtar, Izraeli po refuzon të njoh pavarësinë e Kosovës.
Sipas ambasadores, “Izraeli kundërshton masat e njëanshme”.
“Izraeli kundërshton në parim idenë e masave të njëanshme, veçanërisht deklarimet e njëanshme të pavarësisë, pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, kas thënë Fisher-Kamm në intervistën e gjatë, ku është folur për tema të ndryshme.
Ajo madje ka vlerësuar se ky qëndrim e forcon pozitën e Izraelit në arenën ndërkombëtare.
“Unë besoj që aleatët tanë e kuptojnë dhe e respektojnë këtë pozicionim që forcon Izraelin në arenën ndërkombëtare. Shpresoj që zhvillimet e reja në Ballkan do të ndihmojnë procesin që çon te një marrëveshje që do t’i lejojë rajonit për të investuar më shumë përpjekje në mirëqenie dhe prosperitet”, ka theksuar ambasadorja izraelite.