OPINION

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri: Mos gënjeni që protestoni për Gazën, pse nuk marshoni për myslimanët?

Nga Galit Peleg

Thonë se protestat janë për Gazën. Që kjo valë zemërimi është për të drejtat e njeriut, lirinë dhe drejtësinë. Por kush sheh me kujdes, e di të vërtetën: kjo nuk ka qenë asnjëherë në të vërtetë për Gazën. Në të vërtetë, nuk është as për palestinezët. Në thelb, është për diçka shumë më të vjetër dhe më të keqe: antisemitizmin, dhe refuzimin për të pranuar ekzistencën e një shteti hebre.

Le të jemi të sinqertë. Nëse do flitej për të drejtat e njeriut, ku janë marshimet për myslimanët Ujgur në Kinë, të mbyllur në kampe, të sterilizuar dhe të riedukuar? Ku janë bojkotet ndaj Iranit, ku disidentët varen në publik dhe gratë burgosen se heqin shaminë e kokës? Si vallë nuk i pamë “ditët e zemërimit” kur palestinezët vranë palestinezët? Ku është zemërimi për Druzët që po merren peng dhe po vriten në Siri, teksa flasim?

Është e pamundur të injorohet standarti i dyfishtë. Izraeli po vëzhgohet me lupë, si asnjë vend tjetër i rruzullit tokësor. Jo sepse është i përkryer. Asnjë shtet nuk është. Por, sepse është hebre.

Antisemitizmi sot nuk vishet gjithmonë me svastika. Nuk bërtet gjithmonë me emërtime raciste. Ndonjëherë marshon nën banderolën e “të drejtave të njeriut”, duke kënduar slogane si “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë” ose “Nuk i duam Zionistët”. Këto nuk janë thirrje për drejtësi, por për shfarosje. “Nga lumi në det” i referohet tokës nga Lumi i Jordanisë tek Deti Mesdhe. Me fjalë të tjera, i gjithë Izraeli. Çfarë lloj paqeje përfshin shkatërrimin e një kombi të tërë?

U bashkohen akuzat me fjalë si “genocid”, “uri”, “kolonializëm”, që na kujtojnë akuzat e shekujve më parë, sikur hebrenjtë përdornin gjakun e të krishterëve në rite fetare, që ishin në formën e përhapjes së sëmundjeve dhe burimeve helmuese. S’është çudi që rrallë dëgjojmë shqiptarët të përdorin këtë terminologji, pasi antisemitizmi nuk është trashëguar kurrë në narrativën e Shqipërisë.

Ironia është që Zionizmi, kjo fjalë që tashmë pështyhet me kaq helm, është thjesht lëvizja kombëtare e hebrenjve. Fare ndryshe në parim nga lëvizjet europiane të shekullit të 19-të, Zionizmi donte një atdhe për hebrenjtë në tokën e paraardhësve të tyre. Lindi si një përgjigje ndaj shekujve dëbimi, persekutimi, masakrash e genocidi. T’u mohosh hebrenjve këtë të drejtë, dhe t’ua mbrosh të tjerëve, nuk është drejtësi. Është fanatizëm.

Dhe e shohim kudo. Vetëm vjet, janë sulmuar sinagoga në Australi, Francë, dhe javën e shkuar në Kili. Këto nuk janë protesta ndaj veprimeve ushtarake. Këto janë vepra urrejtjeje ndaj komuniteteve hebreje, mijëra kilometra larg konfliktit. Kur një sinagogë bombardohet gjatë Shabatit, kur shkollat hebreje kanë nevojë për roje të armatosura, kur hebrenjtë ortodoksë rrihen rrugëve të Kanadasë, kur grafitit në rrugë shkruajnë “Vdekje IDF” ose “Vrisni Zionistët” – ky nuk është aktivizëm. Është terrorizëm me gjuhë proteste.

As artifaktet kulturore nuk janë të sigurta. Hagada e Sarajevës, një dorëshkrim hebre i shekullit të 14-të, mbrojtur prej nazistëve, është përdorur nga pro-palestinezi, Drejtori i Muzeut Kombëtar të Bosnje-Hercegovinës, për të demonstruar opozitën e tij ndaj Izraelit. E ka përdorur Hagadan jo si urë solidariteti ndërbesimtare, por si një mjet për të vlerësuar “hebreun e mirë” që refuzon Zionizmin, dhe dënuar “hebreun e keq” që përkrah Izraelin.

Ndërkohë, konflikti aktual midis Izraelit dhe palestinezëve është thellësisht i ndërlikuar. Nuk janë thjesht thurje apo klipe TikTok-u. Përfshin një masakër të tmerrshme, ushtruar nga një organizatë terrori palestineze që funksionon edhe si qeveri e zgjedhur, në Gaza. Ka histori, fe, gjeopolitikë, trauma dhe synime kombëtare në konkurrim. Por, në vend që të merren me këtë çështje të ndërlikuar, shumë kanë zgjedhur narrativën e thjeshtë: Izraeli është i keqi. Palestinezët janë viktimat. Gjithçka tjetër është zhurmë.

Kjo qasje bardh’ e zi nuk është thjesht një qasje intelektualisht dembele. Është një qasje e rrezikshme. Ushqen dhunën ndaj hebrenjve kudo, duke ngatërruar Izraelin me identitetin hebre, dhe pastaj duke ndëshkuar hebrenjtë për ekzistencën e Izraelit. Kjo nuk është kritikë. Është urrejtje.

Kritikë ndaj politikave të Izraelit? Patjetër. Vetë izraelitët e bëjnë çdo ditë. Kjo është demokracia. Por t’i mohosh të drejtën e ekzistencës një vendi? Të kërkosh çmontimin “nga lumi në det”? Të bësh thirrje për vdekjen e ushtarëve të vet, të ndalosh Zionistët së aksesuari hapësirën publike, të sulmosh hebrenjtë për besimin e tyre – ky nuk është anti-kolonializëm. Ky është antisemitizëm.

Dhe le të mos e gënjejmë veten: koalicioni i sotëm i forcave kundër-Izrael përfshin ideologët ekstremistë të majtë, islamikët radikalë, dhe anti-semitët tradicionalë, lidhur çuditshëm nga një fiksim i përbashkët me fuqinë hebreje, të vërtetë apo imagjinar. Marrin pas vetes të rinj të drejtë, shumë prej të cilëve s’e njohin historinë, konfliktin apo sloganet që klithin – në një lëvizje që fsheh urrejtje nën gjuhën e drejtësisë.

Nuk bëhet fjalë thjesht për politikë të jashtme. Bëhet fjalë për hebrenjtë, nëse kanë të njëjtat të drejta si kushdo tjetër: të jetojnë lirisht, të sigurt dhe me sovranitet në atdheun e tyre historik. Ky është Zionizmi. Dhe ky po sulmohet.

S’mund ta lëmë antisemitizmin të fshihet pas maskës së aktivizmit. Duhet ta quajmë ashtu siç është. Sepse, kur njerëzit thonë “Izraeli s’duhet të ekzistojë”, çfarë thonë vërtet është “Hebrenjtë s’duhet të kenë fuqi”. Dhe ky nuk është qëndrim i politikës së jashtme. Është urrejtje.

E kemi parë këtë fenomen më përpara. Fytyrat ndryshojnë. Flamujt ndryshojnë. Objektivi mbetet i njëjtë. Një gjë ka ndryshuar: Hebrenjtë tashmë kanë një shtet që i mbron.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

4 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

5 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

6 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

7 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

10 orë ago