KRYESORE

Amerika e pakapshme për investimet ushtarake, Rusia vetëm e gjashta

Një raport i Institutit Kërkimor të Stockholmit për Paqen Ndërkombëtare ka nxjerrë në pah fuqinë dhe sasinë e investimeve ushtarake nga shtetet më të fuqishme të botës, ku bie në sy se si SHBA-të, janë në mënyrë të padiskutueshme shteti më i avancuar në teknologjinë ushtarake, duke lënë pas me një ndryshore abisale rivalët e Pekinit.

Në vitin 2018, sipas raportit të institutit, SHBA-të kanë investuar 648.8 miliardë dollarë në infrastrukturën ushtarake.

Kina, e dyta në renditje, është në kuotën e 250 miliardë dollarëve, pra rreth një herë e gjysmë më pak se sa Washingtoni.

Vendi i tretë që plotëson treshen e parë është Arabia Saudite, e cila gjatë 2018-ës ka kryer investime ushtarake në vlerën e 67.6 miliardë dollarëve.

Vetëm në vendin e gjashtë renditet Rusia, sot në agresion territorial ndaj Ukrainës, duke reflektuar një investim prej 61.4 miliardë dollarësh.

Ajo paraprihet nga India dhe Franca, respektivisht me 66.5 miliardë dollarë dhe 63.8 për Parisin.

Britania e Madhe, vjen fill pas Moskës me 50 miliardë dollarë investime dhe Gjermania me 49.5 miliardë, duke qenë kështu të renditura si e shtata dhe e teta në botë.

Ndërsa, dhjetëshen, e përmbyllin dy vende aziatike si Japonia dhe Koreja e Jugut, të dyja të angazhuara fort ushtarakisht në vitet e fundit.

Vende të tjera të fuqishme ekonomikisht në botë, si fjala bie Italia, janë thuajse të papërfillshme në angazhimin ekonomik ushtarak që ndërmarrin. Vetëm 27.8 miliardë dollarë, i investoi kjo e fundit për ushtrinë në vitin 2018.

SHBA-të, teorikisht, janë aq të fuqishme, sa nëse heqim 20 vendet e para në renditje, shuma e mbetur e investimeve në gjithë shtetet e tjera të botës, shkon deri në 300 miliardë dollarë. Pra, më pak se gjysma e investimeve amerikane.

Kështu, duke e reflektuar realisht se si Washingtoni, është fuqia e padiskutueshme ushtarake e botës, në mënyrë faktike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

42 minuta ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

20 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago