Amerika paralajmëron Serbinë: Hiqni dorë nga armatimi rus, përndryshe ju presin këto pasoja

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd ka paralajmëruar shtetin e Serbisë që të ndalon furnizimin me armatim nga shteti i Rusisë.

Ambasada e SHBA’së në një reagim publik ka thënë se është shqetësuar me faktin se Serbia blen pajisje ushtarake nga Rusia dhe i bëri thirrje Beogradit që t’i ndërpresë transaksionet me Moskën, të cilat mund të nxisin sanksione.

“U bëjmë thirrje të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë që të heqin dorë nga transaksionet me Rusinë”, të cilat, me ligjin amerikan, rrezikojnë vendosjen e sanksioneve, thuhet në një reagim të ambasadës amerikane në Beograd.

SHBA-ja dhe Rusia kanë vizione shumë të ndryshme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, sepse Rusia e kundërshton integrimin Perëndimor dhe përpiqet ta pengon atë, kurse SHBA’ja përkrah Ballkanin Perëndimor në proceset euroatlantike.

“Moska, në mënyrë aktive, e kundërshton integrimin perëdimor të rajonit dhe përpiqet të pengojë zgjidhjen e tensioneve ndëretnike, të margjinalizojë ndikimin e SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian dhe t’i pengojë vendet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin orientimin e tyre të pavarur”, tha Ambasada e SHBA-së në Beograd.

Serbia gjatë tërë verës kishte proklamuar se sa po përparon dhe se industria e tyre e armatimit e përmirësimi i kapaciteteve ushtarake po ngritët ndjeshëm. Ata blenë helikopterë luftarak nga Rusia dhe sisteme të mbrojtjes kundër ajrore ‘Pancir’ po ashtu nga rusët. Në Serbi krenoheshin edhe me stërvitje të përbashkëta ushtarake si “Mburoja sllave” vitin e kaluar tani brengën nuk e fsheh më as i ministri në uniformë ushtarake i Serbisë, Aleksandar Vulin, transmeton Gazeta Metro.

Serbia gjatë tërë verës kishte proklamuar se sa po përparon dhe se industria e tyre e armatimit e përmirësimi i kapaciteteve ushtarake po ngritët ndjeshëm. Ata blenë helikopterë luftarak nga Rusia dhe sisteme të mbrojtjes kundër ajrore ‘Pancir’ po ashtu nga rusët. Në Serbi krenoheshin edhe me stërvitje të përbashkëta ushtarake si “Mburoja sllave” vitin e kaluar tani brengën nuk e fsheh më as i ministri në uniformë ushtarake i Serbisë, Aleksandar Vulin, transmeton Gazeta Metro.

Kjo nuk ju shpëtoi perëndimit që i paralajmëruan që qëndrimi i tyre dyfytyrësh duke ditur që partneri më i madh i tyre ushtarak është NATO e kjo nuk reklamohet aspak nga pushteti dhe mediat serbe derisa fryhet ai me Rusinë dëmton marrëdhëniet me perëndimin.

Në shtator ishte mbajtur edhe stërvitjet ushtarake të përbashkëta në Serbi “Mburoja sllave”, ku Rusia për herë të parë kishte dërguar jashtë territorit të tyre sistemin raketor S-400, shkruan Gazeta Metro.

Po ashtu nënshkrimi i anëtarësimit në Union Ekonomik Euro-Aziatik (marrëveshje ekonomike në krye me Rusinë dhe ish republikat e Bashkimit Sovjetik) në nëntor, edhe pse bie ndesh me rregullat e anëtarësimit në BE, anashkalon faktin se partneri më i madh tregtar i Serbisë është Bashkimi Europian dhe Gjermania në veçanti.

Ishte Asistenti i Ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer që kishte theksuar se nëse Beogradi blen armatim rus, kjo do të shtonte mundësinë e caktimit të sanksioneve të veçanta në shtator të vitit të kaluar./gazetametro.net