POLITIKE

Amerikanët, Bajrush Ymerit më 2007: “Ti je kryetar i Novobërdës, edhe nëse qëndron në recepsion”

Komuna e Novobërdës, gjendet në lindje të Kosovës, por edhe atje jetojnë qytetarë serbë, ndonëse jo aq sa janë të fokusuar në veri të Kosovës.

Jetesën në këtë komunë, pothuajse e ndajnë përgjysmë komuniteti shqiptar dhe ai serb.

Në këtë frymë, edhe bashkëjetojnë edhe politikisht. Deri para vitit 2007, udhëhiqej nga serbët, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2007, fitoi një shqiptar, Bajrush Ymeri.

Ai në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se atë kohë edhe ai refuzohej nga komuniteti serb, bile edhe vet kryetari i deriatëhershëm refuzonte ta linte zyrën.

Ymeri, shtoi se pas rezistencës së parardhësit të tij në zyren e të parit të Novobërdës, ka ndërhyrë një gjeneral amerikan, i pozicionuar në Bondsteel. I njëjti, Ymeri citon t’i ketë thënë se “për ne, ti je kryetar i Novobërdës, edhe nëse punon në recepsion, por na jep kohë katër ditë, dhe lirohet zyra nga kryetari serb”.

Pikërisht, pas katër dite, Ymeri thotë se iu lirua zyra. Kujtojmë se edhe në këtë javë, janë amerikanët ata që po kërkojnë që kryetarët e komunave veriore duhet të punojnë nëpër objekte të tjera, jo domosdo në objektin komunal. Por, Bajrush Ymeri, që aktualisht është nënkryetar i Novobërdës, në Sytë 7, thotë se është tejet e vështirë të punohet jashtë objektit komunal.

Kjo, pasi sipas tij, puna e kryetarit është e lidhur ngushtë me stafin e administratës, stafin politikë, drejtorët, e çdo gjë tjetër që është brenda objektit të Komunës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

20 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago