POLITIKE

Analisti kroat ka një “shpjegim” për veturën me armë në Zveçan, e sheh të ndërlidhur me ngjarjet në Rusi

Kolumnisti i rregullt në Al Jazeera Balkans për çështje rajonale, analisti kroat Davor Gjenero, nuk i sheh të ndara ngarjet e fundit me rrebellimin në Federatën Ruse të forcave mercenare Wagner si dhe kapjen e një veture të stërmbushur me armë në Zveçan ditë më parë për të cilën autoritetet kosovare vlerësuan se po përgatitej një sulm terrorist në vend. Gjenero ka leximin e tij të ndërthurrur të këtyre dy gjërave.

Pyetur se si rrebelimi i Wagner mund të ndikojë në Kosovë, Gjenero thotë se: “Për aq sa Ballkani është në pyetje, shqetësimi i madh është Serbia”.

“Personazhet më të errëta të rezervës ushtarako-policore-spiunazhi ruse u shfaqën në skenë, prandaj sot edhe eksperti më i madh kompetent rreth asaj se çfarë po ndodh në rusi është ish-shefi i ushtrisë serbe serbe, Ljubisha Dikoviq, i cili u arrestua në Podgoricë më 2016 për pjesëmarrje në puq në Mal të Zi gjatë zgjedhjeve kur supozohej të parandalonte bllokun sovranist malazias për të hyrë në NATO. Njerëz si këto mbinë”, ka thënë Gjener duke folur për “Direktno”-n kroate.

“Kolegët në Beograd besojnë se ka të bëjë me faktin se, në pajtim me operativën ruse, Serbia planifikoi më 28 qershor në Vidovdan, për të shkaktuar një eskalim të madh në Kosovë, por se kjo tash, brenda kornizës së re rrethanore, ku vendndodhja e Putinit as nuk dihet, e vënë krejt këtë në dyshim”, ka thënë ai.

Gjithashtu, thotë ai, është tejet intersante “se si kjo i iku Kroacisë nga radari”.

“Në Zveçan, në mos gaboj, forcat policore shqiptare kapën një Audi në pronësi të Hekurudhës Serbe, e cila mbante armë për sulme terroriste, jelekë antiplum me shenja ruse. Është e qartë se kjo është operacion provokues në Kosovë që po nxhehej në marrëveshje me Vuçiqin. Por, tashmë kjo e tëra vendoset në pikëpyetje”, beson analisti kroat, Davor Gjenero.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

6 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

16 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

21 orë ago