Anëtarët e kartelit më të fuqishëm meksikan u shpërndajnë dhurata fëmijëve për Krishtlindje, gjithçka ndodhë pak metra larg stacionit të policisë

Anëtarë të kartelit më të fuqishëm të drogës në Meksiko kanë ndarë dhurata Krishtlindjesh për fëmijët, vetëm disa blloqe larg komisariatit të policisë.

https://youtu.be/xEK7Fc7yZVI

Anëtarë të Kartelit Jalisco New Generation drejtuan një karvan me automjete përgjatë lagjes El Retiro, javën e shkuar në Guadalajara, sipas asaj që raporton gazeta meksikane Reforma.

Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë fëmijë dhe të rritur të vënë në rresh në të dyja anët e rrugët ndërsa burrat që thuhet se drejtohen nga Ricardo Ruiz lëviznin me automjete e të veshur si Babagjyshi.

Një qytetar dëgjohet në video që të mbështeste prezencën e grupit të armatosur në rrugë.

“Këta janë njerëzit e Ricardo Ruiz. Thonë që ai nuk jep gjë. Le ta shohim pse qeveria nuk bën të njëjtën gjë?”

Këto veprime të kartelit në fjalë nuk janë praktika të pazakonta për këto organizata kriminale të cilat i aplikojnë përgjatë viteve si një mënyrë për t’u bërë të dashur për njerëzit pavarësisht nga bizneset e tyre të paligjshme.

Pablo Escobar shpesh jepte dhurata luksoze në shenjë mirënjohjeje për ata që tregonin besnikëri ndaj tij, veçanërisht gjatë Krishtlindjeve.