LAJME

Anëtari i Grupit Kumanova: Deklarata e kësaj politikane ishte nxitja kryesore që u nisëm për Maqedoni

Genc Sefa, anëtari i Grupit Kumanova nga Shqipëria ka folur për FRONTAL të T7 për ngjarjen e ndodhur para 8 vitesh.

Ai ka thënë se ka pasur disa arsye se pse kishin marrë rrugën për në Kumanove. Ai përmend disa raste të ndryshme të ndodhura në Maqedoni, por shton se shtyrja kryesore për të marrë vendimin e tyre për t’u nisur drejt Kumanovës kanë qenë deklarimet e Gordana Jankullovskës.

“Sa i përket kushteve, jemi munduar t’i krijojmë vetë. Me shumë sakrificë kemi arritur t’i krijojmë. Nuk janë shumë keq. Jam i vetmi nga Republika e Shqipërisë, nga Lushnja. Jam invalid i UCK-së. Jam i dënuar 40 vite. Ka pasur disa arsye. Si nga rasti i Sopotit, Brodeci, rasti Monstra. Disa sulme në disa lagje të Shkupit. Deklaratat e Jankullovskës. Kjo ka qenë një shtytje shumë serioze, një indikacion”, ka thënë Sefa për T7, raporton Express.

Ai ka thënë se në atë moment kanë menduar se ishte koha për të treguar se populli shqiptar nuk është i vetëm.

Sefa tutje ka thënë se është e vëretë që Grupi Kumanova u braktis në momentet vendimtare, megjitahtë thotë se si grup e kanë kryer punën e tyre.

“Përkundër çdo teorie që aludohet e diskutohet në opinion. Edhe përkundër braktisjes dhe asaj që na kthyen krahët në momentin e fundit, ne e kryem punën tonë. Por është e vërtetë që u braktisëm në momentet vendimtare. Kemi pritur që nisma jonë apo detyra jonë, që të marrë shtrirje edhe në vende të tjera, që t’i tregonim regjimit që s’mund të luash me shqiptarët. Ishim të vetëdijshëm për pasojat”, ka thënë Sefa.

“Kurgjo nëse s’ka ndryshuar, këta do të kujtohen dy herë para se të montojnë raste të tilla”, shtuar ai, i pyetur nëse ka ndryshuar diçka pas rastit Kumanova.

Ai ka treguar se kanë bërë kërkesë për ekstradim dhe thotë se tashmë ka mbetur çështje e vullnetit politik.

“Besoj që do të ndodh ekstradimi. Por është çështje e politikës dhe vullnetit dypalësh. Kemi aplikuar për transferim dhe shpresoj që të ndodhi”, ka përfunduar Genc Sefa.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

23 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago