Shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi ka folur për historinë e trojeve shqiptare dhe ka komentuar profilet e një sërë personaliteteve shqiptare. Në mes tyre ka krahasuar presidentin Hashim Thaçi me Esat Pashë Toptanin dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin, me Hasan Prishtinën. Por me këto deklarata të Buxhovit nuk po pajtohet anëtari i PDK’së, Gani Koci.
Ka thënë se Buxhovi kishte qenë pjesë e UDB’as.
“Ky gërrnaqi, sërish e paska zgjatë gjuhën! Do duhej të turpërohej prej hijës së vet dhe të kaluarës së tij këmbë e krye në shërbim të UDB-së. Nuk ka faj ky dhe as të tjerët si ky. Fajët janë edhe të Hashim Thaçit, që iu krijoj hapsirë sojit dhe sorollopit! Herët është dashur t’u tregohën rrugët këtyre! Ashtu siç e larguam pushtuesin, bashkë me ta ështe dashur të lirohemi edhe nga mbetjet e tyre, me anë të ligjit të lustracionit dhe difetencimit të argatëve të pushtuesit!”, ka shkruar Koci.
E historiani Historiani ka thënë se bisedat mes Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbime territoresh faktorizojnë Serbinë dhe Rusinë në Ballkan.
“Kemi korrelacione ku shteti i Kosovës po kërcënohet nga vet shqiptarët, presidenti i Kosovës në një far mënyrë nuk po e mbron shtetin e Kosovës. Kjo të kthen te anatema e Esat Pashë Toptanit”, ka thënë Buxhovi.