FOTO&VIDEO

Anglezi dashurohet në Kosovën: Çfarë vendi, s’dua të kthehem më në shtëpi

Tifozëve anglezë nuk u është dashur shumë kohë për të rënë në dashuri me Kosovën, aq shumë saqë njëri prej tyre po mendon seriozisht ta braktisë atdheun e vet, Anglinë, për vendin ballkanik.

I tillë është Chris Jones nga Crewe në kontin e Cheshire, i cili ka rrëfyer për mbresat e para që ia ka lënë Kosova gjatë vizitës së tij të parë në Prishtinë, për ta parë ndeshjen me Anglinë në stadiumin Fadil Vokrri.

Jones, një tifoz i zjarrtë dhe i rregullt në ndeshjet e Kombëtares së “Tre luanëve” edhe jashtë vendit, nuk mund të besojë sesa mikpritës janë kosovarët, vendi të cilin Anglia e viziton për herë të parë në histori të vet, me qëllim për ta përmbyllur fushatën e saj kualifikuese për Euro 2020 si fituese e Grupit A dhe me pjesëmarrjen në garën e verës tashmë të konfirmuar.“Unë mbërrita në Kosovë të shtunën në mëngjes. Gjëja e parë që e vërejta ishin mesazhet mirëseardhëse për Anglinë në aeroport. Diçka shumë ndryshe”, tha Jones i pyetur për përshtypjet e tij të para për Kosovën.

Kosova dështoi të enjten e kaluar që përmes rrugës tradicionale ta sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian në përpjekjen e parë, pas humbjes 2:1 kundër Republikës së Çekisë në Plzen. Verdhekaltrit ia lanë fatit në dorë kualifikimin në Euro 2020 përmes mundësisë së tyre, play-offit të Ligës së Kombeve.

Por Jones është i mahnitur me futbollit që luan skuadra e Bernard Challandes dhe nënvizon trimërinë dhe vetëbesimin me të cilin djelmoshat dardanë luajnë.

I pyetur se çfarë mendon për ekipin kombëtar më të ri në Evropë, Jones tha: “E kam parë paksa. E shikova ndeshjen me Anglinë dhe më la mbresa. Ata luajtën futboll shumë të mirë dhe pa frikë. I shkaktuan Anglisë probleme serioze”.

Ai pa ngurrim e thotë se Kosova është vendi më i mirë që e ka vizituar, aq i mirë dhe me njerëz aq miqësorë dhe mikpritëse saqë e bën atë të dëshirojë të jetojë në Prishtinë përgjithmonë.

“Mikpritja më bën që të mos dëshiroj të kthehem më në shtëpi. Të gjithë këtu janë shumë miqësorë dhe mikpritës. (Kosova) është vendi më i mirë që kam qenë”, shtoi ai.

“Po kaloj kohë të bukur këtu. Mund të shohësh dhe të bësh shumë gjëra këtu”, përfundoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago