Në shkollën ISP në Prishtinë sot është paraparë që të mbahet një program festiv me fëmijët, por për shkak të tragjedisë së ndodhur në Shqipëri nga tërmeti, ai është anuluar.
Koordinatorja e këtij programi Albenita Gashi, tregoi se këtë e bënë për të bashkëndjerë me shqiptarët atje dhe të njëjtin mesazh t’ua mësojnë edhe fëmijëve.
“Programi ishte përgatitur për nder të festes së 28 nëntorit, por meqë Shqipëria mbrëmë u përballë me një tragjedi të madhe, ne sot bashkëndjejmë me shqiptarët atje, me tokën mëmë. Sot i kemi mësuar edhe fëmijët që të bashkëndjenjë për moshataret e tyre që ndodhen në Shqipëri dhe të cilët mbrëmë janë tronditur”.
“Edhe pse fëmijët ishin të ngazëllyer për programin, ata megjithatë sot mësuan të bashkëndjejnë me të gjithë të tjerët”.
“Programi është shtyrë nga kolektivi dhe bordi i shkollës sonë për një datë tjetër”.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…