Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, ka bërë të ditur se në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih ka zhvilluar një takim trepalësh me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Sipas Anushiqit, në takimin e djeshëm janë diskutuar aktivitetet aktuale dhe të ardhshme në kuadër të Deklaratës për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, përmes së cilës tre vendet po zhvillojnë projekte të reja në industrinë e mbrojtjes dhe po forcojnë bashkëpunimin ndërmjet forcave të tyre të armatosura.
Ai ka theksuar në një postim në “X” se në këtë deklaratë “nuk ka absolutisht asgjë kontestuese” dhe se bashkëpunimi nuk rrezikon askënd.
Sipas tij, bashkëpunimi ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës synon qartësisht forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore, si dhe thellimin e partneritetit dhe aleancës mes tri vendeve mike.
Gjatë ditës së djeshme, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Munihu përsëriti se ndihen të rrezikuar nga aleanca mes Kroacisë, Shqipërisë e Kosovës, prandaj siç ka thënë ai, do t’i rrisin investimet në mbrojtje.
Në mars të vitit të kaluar, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Në paktin mbrojtës thuhet se tri shtetet do të bashkëpunojnë për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore.
Pas një takimi mes gjeneralëve të ushtrive të tri shteteve të mbajtur më 11 shkurt u tha se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët gjatë këtij viti.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…