POLITIKE

Arbana Xharra: Erdogan ndërton xhami te ne, kurse në Serbi çon biznesmenë

Nga SHBA në lidhje skype me ‘A-Show’ me gazetarin Adi Krasta, gazetarja Albana Xhara ka komentuar gjendjen ku ndodhet sot Kosova në raport me veten dhe ndërkombëtarët, por edhe te ndikimi që po ka Turqia e Erdoganit te disa shqiptarë ku po ndikon me ndërtimin e xhamive si në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ka një zhgënjim të madh nga mbështetësit tanë perëndimore. Kjo vihet re edhe në bisedat me ta, thonë çfarë ndodhi me shqiptarët. Çfarë ndodhi që u kthyen te ndikimi nga Turqia dhe Erdogani.

Mendoni, Erdogani jep 40 milion euro për xhaminë më të madhe në Prishtinë. Por këto shënohen në raporte ku merren vendimet për Kosovën.

Ne nuk e kemi pasur vëmendjen te shtrirja e ndikimit të Lindjes së Mesme, duke filluar pas lufte me Arabinë Saudite dhe më pas me Turqinë. Dhe jemi këtu ku jemi sot. Sot ka shumë grupacione që janë ndarë në shumë grupe. Janë ata që nuk kanë njohuri që janë edhe më të rrezikshmit.

Kundërshtimi ynë nuk ka të bëjë me fenë islame, por me ndikimin e Erdoganit. Ka të bëjë me faktin që ka shqiptarë që po bashkëpunojnë me Erdoganin kundër interesave të perëndimorëve.

Qëllimi i Erdoganit është kthimi i ndikimit të tij në Ballkan duke revokuar Perandorinë Otomane.

Unë jam kundër ndërtimit të xhamisë në Prishtinë nga Erdogani me paratë e Erdoganit, sepse ky Erdogan dërgon qindra biznesmenë në Serbi, ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri ndërton xhami. Nëse shqiptarët janë të gatshëm t’i kthejnë shpinën Perëndimit, le ta bëjnë, por dëmet janë të mëdha”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

32 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

3 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago