Prej së enjtes së javës së kaluar në Teatrin Kombëtar në Shqipëri mbahet komedia “Çifti”. Shfaqja vijoi edhe së fundi me interpretimin Olta Dakut dhe Arben Derhemit.
Një grua dhe një burrë, ku çdokush në sallë mund të gjejë diçka prej vetes, në Teatrin Kombëtar, java mbyllet me komedinë “Çifti” të vënë në skenë nga Altin Basha…
“Kjo shfaqje ishte qershia mbi tortë për këtë vit, për hapjen e vitit të ri 2023”, thotë Derhemi.
Reflektim mbi prindërimin, raportin në çift me dëshirën apo aftësinë për të kuptuar tjetrin, tej dialogëve sipërfaqësore që enden mes shqetësimit për ngrohjen globale duke fshehur të tjera ndjesi e mendime…
“Është një komedi-tragjedi e madhe… ku del në pah njerëzorja. E kur mbaron shfaqja, ti thua : A ishte komedi vërtetë apo jo…
Si aktor i Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi së fundmi ka qenë i angazhuar në shfaqje si ‘Coriolanus’ e më pas tek “Edmond”, ku ka interpretuar 5 role.
“Karakteret sado role të vogla që janë, të bëra siç duhet, të luajtura bukur, mbeten në kujtesë shumë më tepër se protagonistët…
Pra, s’ka asgjë të keqe të luash karaktere sepse teatri është i të gjithëve është i rolit të parë të dytë dhe të tretë” thotë aktori.
“Problemi është se nuk duhet t’i fusin aktorët e vërtetë në një thes me ata që thonë se janë aktorë.
Ndoshta dhe karakteri i dikujt mund të shpërfaqej, por jo paedukata. Ndërkohë që unë di të them që këtu, staf i teatrit janë njerëz të jashtëzakonshëm me një shpirt të madh”, thotë më tej.
“Për mendimin tim nuk janë formate që i shkojnë shtat një aktori. E para e punës, mbi të gjitha, se është një kohë e humbur, e tmerrshme pa asnjë lloj vlere.
Unë nuk e di se si pranojnë njëherë… po gjithsesi zgjedhja është individuale… u zhvillohet facebook-u dhe instagrami”, thotë ai.
“Me kinematografinë jemi të angazhuar aq sa mundemi dhe aq sa meritojnë ata që bëjnë filma.
E megjithatë pas ‘dorës së fundit’ që po i jepet skenarit, aktori, në rolin edhe të producentit premton se në fundvit do të rikthehet seriali “Njerëz e fate”, lajm i cili është mirëpritur nga publiku…
Si ‘Flori’ në film, Derhemi jep një indicie se ku mund ta shohim në vazhdim të serialit… përveç se në paskuinta në përpjekje për ta rikthyer
Rikthimi i “Njerëz dhe fate” është pritur me gëzim dhe nga aktori Robert Ndrenika, në film si i ati i Florit… Raport që duket se ka shënjuar mërdhënien e tyre edhe jashtë sheshxhirimeve…
Serialet e reja të “Njerëz dhe Fate” do të kenë edhe aktorë të rinj dhe rikthim të kastës së vjetër… edhe ata që janë jashtë Shqipërisë, siç është aktorja Pavlina Mani.
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…