Një nga zbulimet më domethënëse arkeologjike në rajon hedh dritë mbi origjinën e një figure kyçe të historisë së lashtë. Arkeologët besojnë se kanë zbuluar qytetin e lashtë Lyncus, vendlindjen e Euridikës, gjyshes së Aleksandrit të Madh, pranë fshatit Crnobuki, në afërsi të qytetit të Manastirit.
Për dekada me radhë, zona e njohur si Gradishta ishte identifikuar si një post ushtarak nga periudha e mbretit Filip V, por kërkimet më të fundit kanë ndryshuar plotësisht kuptimin e saj historik.
Në bashkëpunim me Universitetin Politeknik Shtetëror të Kalifornisë në Humboldt, arkeologët e Institutit dhe Muzeut të Manastirit përdorën teknologji të avancuar, si radari dhe skanimi LiDAR, për të zbuluar një akropol shtatë hektarësh, me strukturë të zhvilluar urbanistike, përfshirë një teatër maqedonas dhe një punishte tekstili.
Ky qytet i lashtë, i njohur si Lyncus, ishte kryeqyteti i Lyncestis, një shtet i pavarur në rajonin verior malor të Maqedonisë së Epërme që lulëzoi në shekullin e VII para erës sonë. Falë pozicionit të favorshëm në rrugët tregtare drejt Lindjes, Lyncestis kishte një rol të rëndësishëm ekonomik dhe strategjik. Në këtë qytet lindi Euridika, nëna e Filipit II dhe gjyshja e Aleksandrit të Madh.
“Është një qytetërim që luajti një rol të madh në kuptimin e sotëm të botës dhe dëshirën për të lidhur qytetërime dhe kultura të ndryshme”, – deklaron Engin Nasuh, kurator-këshilltar arkeolog në Institutin Kombëtar dhe Muzeun e Manastirit.
Në mesin e objekteve të zbuluara janë: monedha të periudhës së Aleksandrit të Madh, sëpata guri, vegla tekstili, copa qeramike dhe dëshmi të tjera që sugjerojnë se vendbanimi ka qenë i populluar që nga epoka e bronzit.
Zbulimi jo vetëm që pasuron historinë e Maqedonisë së Veriut, por sjell në vëmendje edhe ndikimin e hershëm.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…