Arkeologët kanë zbuluar një relikt fetar shumë të rëndësishëm, brenda një faltoreje prej mermeri në një kishe të hershme në Austri. Kutia e fildishtë 1500-vjeçare përshkruan një skenë të Moisiut, duke marrë 10 Urdhëresat nga Perëndia në malin Sinai, siç përshkruhet në Dhiatën e Vjetër, së bashku me imazhet e shenjtorëve dhe ngjitjen në qiell të Krishtit.
Kutia konsiderohet një gjetje e rëndësishme nga arkeologët për shkak se objektet e shenjta të krishterimit të hershëm janë jashtëzakonisht të rralla. Studiuesit vunë në dukje se vetëm 40 zbulime të tilla janë bërë në mbarë botën, me të fundit të gjetur gjatë gërmimeve rreth 100 vjet më parë.
Ekipi mendon se relikti u krijua pasi perandori romak Konstandini i Madh lëshoi Ediktin e Milanos në vitin 313 para Krishtit që legalizoi fenë dhe promovoi tolerancën ndaj fesë. Zbulimi u bë nga kërkimet e Universitetit të Insbrukut, të cilët po gërmonin një kishë të hershme të krishterë në Austrinë jugore. Rajoni dikur ishte në pronësi të Perandorisë Romake dhe kisha ka të ngjarë të ishte një vend i shenjtë pagan para ligjit të perandorit.