BOTA

Armëpushimi në Gaza, Hamas liron 4 ushtare izraelite, mbeten ende 26 pengje

Lëvizja militante palestineze e Hamasit liroi 4 ushtare izraelite, të cilat i mbante peng që prej tetorit të vitit 2023, në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë. Gratë u drejtuan në një podium, në qytetin e Gazës, mes turmave të mëdha dhe rrethoheshin nga luftëtarët e armatosur të Hamasit, shkruan A2 CNN.

Ato përshëndetën me dorë dhe buzëqeshën para se të shoqëroheshin drejt automjeteve të Kryqit të Kuq dhe të transportoheshin te forcat izraelite. Qindra izraelitë u mblodhën në të ashtuquajturin Sheshi i Pengjeve në Tel Aviv, duke qarë, duke u përqafuar e duke brohoritur teksa shihnin momentin e dorëzimit të grave në një ekran gjigand. Emocione të forta shpërthyen veçanërisht mes të afërmve të pengjeve.

Prof. Ruhama Albagh, halla e Liri Albagut: “Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe nuk besoja se do ta jetonim këtë moment. Nuk mund ta them me fjalë; është gëzim i pastër.”

Katër ushtaret, Karina Ariev, Daniela Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag, ishin të stacionuara në një post vëzhgimi pranë Gazës dhe u rrëmbyen nga luftëtarët e Hamasit që mësynë bazën e tyre më 7 tetor të 2023-shit. Mes 200 të burgosurve palestinezë që lirohen si pjesë e këmbimit, të parashikuar në marrëveshjen e armëpushimit, përfshihen edhe militantë të dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tyre në sulme ku janë vrarë dhjetëra njerëz. 70 prej tyre do të deportohen, bëri të ditur Hamasi.

Shkëmbimi i së shtunës është i dyti që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit më 19 janar. Në fazën e parë prej 6 javësh të ujdisë, Hamasi ka pranuar të lirojë 33 pengje, përfshirë gra, fëmijë, burra të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë. Po ashtu, trupat izraelite pritet të tërhiqen nga disa prej pozicioneve kyçe në Gaza.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

3 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

3 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

7 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

7 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

8 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

8 orë ago