Më shumë se 700 persona u arrestuan një ditë më parë në 81 rrethe të Turqisë pas një urdhri të ministrit të Brendshëm Suleyman Soylu.
Sipas asaj që ai tha në konferencë për shtyp, 704 personat janë arrestuar pasi kanë ndihmuar financiarisht njeri-tjetrin ose kanë pranuar ndihma financiare nga jashtë Turqisë prej të afërmve apo të njohurve.
Bëhet fjalë për familje me fëmijë, prindërit e të cilëve kanë humbur punën për shkak të disa urdhrave të nxjerra nga qeveria pas korrikut të vitit 2015. Urdhrat në fjalë pezullojnë numrin e sigurimit të mijëra turqve, të cilët tashmë nuk mund të gjejnë dot punë askund tjetër duke u lënë në mëshirë të fatit.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se nisur nga situata e krijuar, familjet në fjalë ndihmoheshin nga jashtë shtetit prej të afërmve ose të njohurve, të cilët u nisnin në mënyrë periodike para dhe ndihma materiale si ushqime apo veshje. Mirëpo, kjo është konsideruar e paligjshme nga policia turke, e cila ka kryer arrestimet.
Soylu tha në deklaratën e tij se 704 personat e arrestuar i përkisnin lëvizjes Gylen të shpallur armiq nga qeveria turke duke u përndjekur brenda dhe jashtë vendit.
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…
Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…