Policia e Kosovës pas mesnate në fshatin Rahovicë të Ferizajit, ka ndërmarrë një aksion ku ka arrestuar 9 persona që po luanin lojëra të fatit në një lokal.
Si prova materiale, Policia ka konfiskuar 1088 zhetonë dhe katër palë letra bixhozi.
Pas intervistimit tetë prej të dyshuarve që kishin qenë duke luajtur lojëra me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt kurse i dyshuari – që e kishte pas në shfrytëzim lokalin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.