FOTO&VIDEO

Arrestohen dhjetë persona në Pejë, po luanin bixhoz

Policia e Kosovës, konkretisht Stacionit Policor në Pejë, me datën 29 mars 2020 rreth orës 21:55 në rrugën “Bill Klinton” në Pejë ka zhvilluar një operacion me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me pjesëmarrjen e njësiteve relevante të PK-ës, pasi që dyshohej se në Qendrën zejtare në Pejë zhvillohej veprimtari e paligjshme bixhozi.

Policia është futur në lokal dhe aty janë hasur dhjetë persona të dyshuar brenda duke luajtur bixhoz, me ç’rast edhe nuk kishin respektuar urdhëresën nga Qeveria për masa mbrojtëse ndaj ‘Corona Virus COVID 19’.

Në vendin e ngjarjes nga hetuesit janë gjetur prova dhe dëshmi të mjaftueshme (para dhe gjësende tjera) ne lidhje me veprën.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur edhe inspektorët komunal të cilët kane mbyllur lokalin.

Te gjithë të arrestuarit, H.K.(1980); R.B.(1977); B.U.(1966); S.K.(1953); C.L.(1976); M.T.(1972); I.B.(1973); B.G.(1961); H.R.(1973); S.K.(1976) janë shoqëruar në stacion policor Pejë dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit përkatës i dyshuari i parë, (pronari i lokalit pa emër) ndalohet në Qendrën e mbajtjes, ndërsa të dyshuarit tjerë lirohen në procedure të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

6 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago