Policia e Malit të Zi ka arrestuar disa persona në Podgoricë, pasi dyshohet se po përgatiteshin për një sulm ndaj dy shtetasve të huaj – një nga Turqia dhe një tjetër nga Azerbajxhani.
Sipas raportimit të gazetës Vijesti, gjatë kontrollit policor janë sekuestruar disa shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do të përdoreshin në këtë sulm të planifikuar. Arrestimet janë kryer në lagjen Zabjelo, në një objekt të njohur si “Komanka”.
Policia ka bërë të ditur se veprimet janë ndërmarrë në kuadër të masave të përforcuara, pas publikimeve në rrjetet sociale që nxisnin dhunë dhe urrejtje, si pasojë e një incidenti të mëhershëm ku dy shtetas të huaj dyshohet se kishin sulmuar një person me inicialet M.J. në Podgoricë.
Autoritetet policore kanë apeluar për qetësi dhe përmbajtje nga çdo akt dhune, duke paralajmëruar se çdo shkelje ligjore do të ndëshkohet në përputhje me ligjin.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…