Një thirrje e pazakonshme iu bë disa banorëve të Krushës së Madhe, nga kryetari i fshatit.
Selami Hoti i ftoi të hënën paraqiten në Qendrën e Mjekësisë Familjare për të vërtetuar nëse janë infektuar me Koronavirus, meqë mori vesh se të premten dikush i prekur me COVID-19, shkoi e bëri pazar aty.
E dikush që bleu nga ta, e pa të zakonshme punën e shitjes, andaj u josh nga tregtarët, njofton Klan Kosova.
Kryetari Hoti pohon se të gjitha informatat i mori nga policia, dhe se dy personat që erdhën ilegalisht nga Malisheva, paraprakisht ishin edhe në një treg tjetër.