Tre shtetas të Serbisë janë arrestuar me 11 kilogramë substanca të dyshuar narkotike në Komunën e Gjilanit,
Njoftohet se njësiti i antidrogës në Prishtinë pas pranimit të informacioneve në rrugë operative se në qytetin e Gjilanit do të realizohet një shitblerje e narkotikëve kanë ndërmarr veprime operative në teren kanë arritur që ta identifikojnë një veturë të tipit Mercedes me targa të Serbisë (VR), e cila ndodhej parkuar në një lokacion.
“Më pastaj aty ka ardhur një veturë tjetër e tipit Golf, në të cilën ndodheshin tre persona, dhe nga kjo veturë ka zbritur një person që ishte ulur mbrapa dhe është afruar tek vetura e dyshuar Mercedes. Zyrtarët e antidrogës kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe kontrollin e personit të dyshuar (P.S) shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit të mëtejmë në bagazhin e automjetit Mercedes janë gjetur dy pako të mëdha në të cilat ndodheshin tri qese të zeza të mbështjella, ku dyshohej se kishte substancë të dyshuar si marihuanë”, thuhet në njoftim.
Pas kontrollimit të personave të dyshuar dhe veturave të përfshira në konsultim me prokurorin kompetent Policia e Kosovës ka kontrolluar edhe shtëpinë e njërit nga të dyshuarit në Gjilan dhe gjatë realizimit të bastisjes dhe kontrollit aty janë gjetur si prova materiale: një revole C.Zastava, 9mm, një karikator me 142 fishekë-9mm, një revole dhe 34 fishek-magnum, cal 44mm.
Në konsultim me prokurorin kompetent tre të dyshuarit e arrestuar shtetas të Serbisë, janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…