Është arrestuar me urdhër me SPAK, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Mësohet se Malltezi është vënë në pranga në Aeroportin “Nënë Tereza” teksa kthehej në Shqipëri. Urdhër arresti është lëshuar për llogari të hetimit të Strukturës së Posaçme mbi privatizimin e kompleksit Partizani.
Me vendim të Gjykatës së Posaçme, masë sigurie është vendosur edhe për Sali Berishën. Me kërkesë të SPAK, për Berishën është caktuar masa “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Po ashtu, me kërkesë të SPAK për të njëjtën çështje, është caktuar edhe masa e sigurisë për biznesmenin e ndërtimeve dhe bashkëpronarin ne kompleks, Fatmir Bekteshi.
Ndërkohë, më herët gjatë mbrëmjes së sotme, zyra e shtypit të “Rithemelimit” bëri të ditur se kreu, Sali Berisha do të dalë në një konferencë për mediat në orën 21:00.
Kujtojmë se nëntor 2020, Taulant Balla, në cilësinë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka kallëzuar Malltezin, ish-ministrin e mbrojtjes Arben Imami, si dhe anëtarë të tjerë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Berisha 2005-2013 për tjetërsimin e pronës shtetërore të klubit Sportiv “Partizani”.
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…