Autoritetet në Slloveni kanë arrestuar ministrin e Ekonomisë, Zdravko Pocivalsek, në kuadër të një hetimi për parregullsi në blerjen e mjeteve mbrojtëse gjatë pandemisë së koronavirusit.
Ministri i Ekonomisë, që sipas mediave sllovene dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit në operacionet e blerjeve të materialeve mjekësore dhe shëndetësore, ka mohuar akuzat dhe është lënë i lirë pas kontrollit që iu bë banesës dhe zyrës së tij.
Kryeministri konservator Janez Jansha ndërhyri në mbrojtje të ministrit të Brendshëm duke e cilësuar ngjarjen si një operacion të motivuar politikisht, dhe të mbështetur nga opozita për të destabilizuar situatën duke vënë në vështirësi qeverinë.
Gjithashtu, sipas gazetës Shqip, raportohet se në lidhje me këtë çështje, ministri i Brendshëm slloven, Ales Hojs ka dhënë dorëheqjen.
Ndërsa, kreu i policisë ka dorëzuar mandatin e tij në shenjë proteste kundër ndërhyrjes së forcave speciale të policisë në këtë çështje.
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…