Policia boshnjake ka arrestuar kosovarin që jeton e vepron atje, Qazim Daqaj.
Daqaj është përfaqësues i pavarur i pakicës kombëtare shqiptare në Asamblenë e Distriktit Brçko të Bosnjës dhe Hercegovinës, shkruan Indeksonline.
Dyshohet se Daqaj është i përfshirë në disa afera korruptive në ndarjen e granteve.
Daqaj është nga Krajku i Hasit të Prizrenit, ndërsa punon prej disa dekada në Bonjë, ku drejton një biznes privat.