Një person është arrestuar në Klinë për dhunë në familje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.
Sipas njoftimit nga Policia të martën, fillimisht është pranuar informacioni se njё shtetase austriake sё bashku me dy vajzat e saj, ёshtё duke u mbajtur pa dëshiren e saj nga ish- bashkёshorti nё shtёpinё e tij nё fshatin Sferkё të Klinёs, i cili po ashtu dyshohet se posedon armё zjarri.
Bëhet e ditur se Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ka arrestuar personin e dyshuar, ndёrsa viktima sё bashku me vajzat e saj janё shoqёruar nё stacionin policor nё Klinё.
Viktima pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpinё e sigurt, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Gjatё bisedёs me prindin e tё dyshuarit, i njëjti ka pranuar se posedon njё armё: 1. armё AK 47, 1. karikator të sё njёjtës armё dhe 43 copё fishekё tё calibrit: 7.62x39mm. Arma ёshtё sekuestruar nga hetuesit. I dyshuari, pёr rastin e armёs pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё të rregullt”, thuhet në njoftim.