Arrestohet një serb para shtëpisë së presidentit Thaçi, i gjendet thika në veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar serb I.L, në Qagllavicë, saktësisht para shtëpisë së presidentit të vendit, Hashim Thaci.

Për të dyshuarin, Policia e Kosovës, thonë se ka qenë i dehur duke drejtuar veturën e tij dhe në atë lokacion ka shfaqur shenja të urrejtjes.

Arrestimin e serbit e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Express.

“Me datë 28.03.2020 rreth orës 15:55, në rrugën Stefan Nemanja në Qagllavicë, është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari mashkull serb I. L. (1989).

I dyshuari ka qenë në gjendje të dehur duke e drejtuar veturën e tij, ku në atë lokacion kishte shfaqur shenja të urrejtjes.

Këto veprime, i dyshuari i kishte përsëritur disa herë, deri në momentin kur ishte ndaluar nga njesia policore e cila në atë lokacion siguron një objekt të personalitetit zyrtar.

Gjatë kontrollimit të veturës, nga zyrtarët policor është gjetur një mjet i mprehtë thikë.

Në konsultim me prokurorin kujdestar është lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë”, konfirmon Policia e Kosovës.

Personi i dyshuar është lëshuar me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë.