Gazetari Artan Hoxha ka ripublikuar foton e vitit 2014, ku shfaqet një mushkë që mban mbi shpinë shumë kilogramë kanabis.
Hoxha përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se në kohën kur kufinjtë tokësorë janë të mbyllur, mushkat do të përdoren për transportimin e drogës.
Ndëqr të tjera në statusin e tij ai thekson më tej se edhe policët e FRONTEX “u marrin të keqen mushkave”, pasi nuk i kapin dot.
Postimi i plotë:
A mor u erdhi koha prape, u erdhi!!!!
Mushkat,…transportuesi me i vjeter ne qarkullim, qe nga lashtesia.
Eshte me kosto minimale, pa karburant, nuk ka nevoje per parking te dedikuar.
Nese e kapin, nuk te dekonspiron me numer shasie, ose gjurme gishtash ne kroskot.
Ne situaten e izolimit global, me kufijte tokesore te mbyllur, me linjat ajrore te bllokuara, me ndalimin e levizjes se automjeteve, … mushkat, mbeten transportuesi me ne mode i narkotikeve.
Shikojeni sa ngarkese kanabisi mban mbi shpine?!
Gati sa avioni i Riformatos, qe mbeti ne plazhin e Divjakes.
Dhe nuk ka radar qe e kap, as nga toka, e as nga ajri.
I marrshin te keqen, policet europiane te FRONTEX-it, qe monitorojne kufijte jugore te Shqiperise.
Ka per te shkuar cmimi i mushkes, koke per koke, me Hummer-in…