Pas zhdukjes së të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinajt, gazetari Artan Hoxha ka evidendtuar disa ndryshime në botën e krimit. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në news 24 tha se megjithasë nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e Martinajt, deklaroi se ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur dhe rrethi i tij ka dalë jashtë loje në botën e krimit.
Sipas tij pas zhdukjes së Martinajt u ndërprenë edhe të gjitha atentatet me armë në vend “si me thikë”, ndërsa theksoi se atentati ndaj kushëririt të tij, Brilant Martinaj mbetet ende i pazbardhur.
“Autoritetet tona nuk kanë përgjigje, kanë një version të tyre. Versioni i tyre është i njëjti me atë që kam deklaruar unë që kemi të bëjmë me një rrëmbim zhdukje dhe më pas eleminimi fizik të Martinajt. Kemi parë dhe kontrollet në banesat e Martinajt por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e tij. Ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur, rrethi i tij ka dalë jashtë loje. Pas zhdukjes së tij u ndërprenë atentatet me armë si me thikë, por kemi dhe ngjarjen e vrasjes së kushëririt të tij Brilant Martinaj ende e pazbardhur”, tha Hoxha.
Autoritetet tona ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare për fatin e tij por dy janë pistat ku hetohet. Dyshohet se kemi të bëjmë me një rrëmbim dhe eleminim fizik të tij apo me një inskenim të zhdukjes.