Artizani dibran ‘vodhi’ në Itali zanatin dhe u kthye në vendlindje

Report Tv sjell historinë e të riut Lulzim Plaku, i cili i dha fund emigracionit në Itali për t’u kthyer në vendlindje. Në Okshatinë të Bulqizës ai ka hapur edhe një punishte për prodhimin e sendeve dekorative me çimento, punë të cilën po e trashëgon edhe i biri 12 vjeçar.

Mjeshtërinë për punimet dekorative, Lulzim Plaku e mësoi në Itali, vend në të cilin u largua kur ishte adoleshent si emigrant. Atje punoi për 13 vite, por malli për vendlindjen dhe njërezit që kishte lënë në Shqipëri, e kthyen pas.Atë ç’ka mësoi në emigrim, 37-vjeçari prej 7 vitesh e ushtron në fshatin e tij, në Okshatinë të Bulqizës e kjo punishte tashmë, i është bërë jeta e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=CDHUnPA-UN4&ab_channel=ReportTV