BOTA

Asnjëherë s’ka pasë më pak, rinia e Gjermanisë në zvogëlim

Asnjëherë nuk ka pasur kaq pak të rinj të moshës 15 deri në 24 vjeç në Gjermani sa sot. Brezi i kësaj grupmoshe përbën vetëm dhjetë përqind të popullsisë, ndërsa në vitin 1983 kuota ka qenë 16.7 përqind.

Sikurse njofton Enti Federal i Statisitkkave në Viesbaden, në fund të vitit 2021 vetëm një në dhjetë vetë në Gjermani ishte në  moshën nga 15 deri në 24 vjeç. Përpara 40 vjetësh raporti ka qenë një në gjashtë vetë. Në këtë mënyrë numri i të rinjve të kësaj grupmoshe si në shifra absolute ashtu edhe në kuotë është më i ulët se asnjëherë më parë që nga vitet 1950.

Me përjashtim të vitit 2015 kuota e kësaj grupmoshe është ulur vazhdimisht. Të rinjtë kanë pasur kuotën më të lartë në përbërjen e popullsisë, sipas statistikave, në gjysmën e parë të viteve 80-të, kur të lindurit në vitet e ashtuquajtur bum i bebeve ishin në moshën e rinisë. Më 1983 13,1 milionë njerëz në moshën nga 15 deri në 24 vjeç përbënin 16.7 përqind të popullsisë.

Ndër landet federale ka një diskrepancë të madhe. Numrin më të lartë të të rinjve e ka qyteti-shtet i Bremenit me një kuotë njëmbëdhjetë përqind, ndërsa kuotën më të ulët e mban landi i Brandenburgut me tetë përqind dhe landet lindore Saksoni-Anhalt dhe Meklenburg-Pomerani me një kuotë secili nga 8.3 përqind. Baden-Vyrtenmbergu me 10.6 përqind, Renania Veriore-Vestfalia dhe Saksonia e Ulët me 10.5 përqind ndodhen mbi mesataren./DW/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

1 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

14 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

15 orë ago