Fitorja e mocionit të sotëm ishte shumë më tepër se tentativa e thjeshtë për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit. Ajo ishte një manovër e ndyrë nga ana morale, kriminale nga ana shëndetësore dhe ilegjitime nga ana politike.
Askush nuk e kishte imagjinuar se një grup banditësh të kastës së vjetër, që të gjithë së bashku nuk morën dot aq vota sa Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, do të hidhnin në erë qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Askush nuk mund të bënte parashikimin e zi, se kjo mund të ndodhte në kohën e një pandemie botërore, duke u përkthyer në më shumë viktima.
Askush nuk mund të vinte bast se burra si Isa Mustafa e Agim Veliu, që janë më të preokupuar për uturakun e tyre, sesa për të ardhmen e Kosovës, do silleshin si mashtruesë banalë, duke i marrë votat kundër Thaçit e duke u shndërruar më pas në vegla të tij.