LAJME

Australiani zbulon gurin me vlerë 160 mijë dollarë

Një Australian ka zbuluar një gur me peshë 4.6 kg që përmbante ar me vlerë 160 mijë dollarë.

Personi, i cili ka preferuar të mbetet anonim, e gjeti gurin në fushat e arit të Viktorias, të kanë qenë zemra e nxjerrjes së arit të Australisë në vitet 1800.

Eksperti Darren Kamp, i cili vlerësoi dhe bleu ekzemplarin, tha se guri është më i madhi që ai ka parë në karrierën e tij 43-vjeçare.

“Thjesht u trondita… Është një gjetje që ndodh një herë në jetë”, u shpreh ai për BBC.

Kamp nuk e kishte pritur kurrë një gjë të tillë, deri kur kur një burrë u shfaq në zyrën e tij në në Geelong me një çantë shpine, rreth një orë në jug-perëndim të Melburnit.

“Normalisht njerëzit vijnë me flori fals ose gurë që duken si ar. Por ai erdhi dhe më pyeti; A mendon se bën 10 mijë dollarë australianë? E pashë dhe i thashë; Kjo mund të bëjë 100 mijë dollarë australianë”, shprehet Kamp.

Kamp tregon se personi që kishte zbuluar arin i ishte shprehur se ai mezi pret t’i shpenzojë të ardhurat me familjen e tij; “Gruaja do të jetë e lumtur”.

Zbulimet si kjo janë të rralla, ndërsa Australia vlerësohet të ketë rezervat më të mëdha të arit në botë dhe shumë nga copëzat më të mëdha në botë u gjetën në Australi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

2 orë ago
  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

4 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

16 orë ago