Imazhet satelitore nga Maxar Technologies tregojnë se autokolona e madhe ruse prej 64 km me automjete, tanke dhe artileri e mbetur jashtë kryeqytetit ukrainas që nga java e shkuar është ndarë në pjesë më të vogla dhe ripozicionuar.
Njësi të blinduara u panë në qytet afër aeroportit Antonov në veri të Kievit ndërsa dhjetëra automjete u zhvendosën në pyje.
Kolona kishte mbërritur nga kryeqyteti në fillim të javës së kaluar, por përparimi i saj dukej se kishte ngecur për shkak të raporteve për mungesë ushqimi dhe karburanti.
Zyrtarët amerikanë thanë gjithashtu se trupat ukrainase e sulmuan disa herë autokolonën me raketa antitank.