Ky është Kosta Kecmanoviç, 13-vjeçari që kreu masakrën e të Mërkurës me 9 viktima dhe 7 të plagosur në shkollën 8-vjeçare Vladisllav Ribnikar.
Sipas mediave serbe, 13-vjeçari me ‘fytyrë engjëlli’ ishte nxënës i dalluar dhe kishte marrë medalje në Matematikë. Por dyshohet se shkak i vendimit ekstrem për të kryer një masakër në shkollë, ishte fakti që ai nuk ndihej mirë me shokët dhe shoqet e klasës që e bullizonin.
Shqetësimin ua kishte shprehur edhe prindërve, të cilëve u kishte thënë se nuk përshtatej në shoqëri. Kishte kërkuar të transferohej në një klasë tjetër ku kishte 3 shokë. Para masakrës, Kecmanoviç kishte postuar në Instagramin e tij edhe një foto, ku kishte bërë me gishta shenjën e pistoletës.
Të atit i kishte marrë 2 pistoleta dhe kishte bërë gati një bombë molotov që do e hidhte në shkollë, por që pas masakrës me armë nuk e aktivizoi pasi kishte frikë mos i shpërthente në dorë.
I ati, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, është një radiolog i njohur në Beograd. Ai dhe e ëma janë aktualisht nën arrest. 13-vjeçari është dërguar në një institut për probleme të shëndetit mendor, ndërsa ligjet serbe nuk parashikojnë dënime për të miturit nën 14-vjeç që kryejnë krime.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…