Një avion i vogël privat ka bërë një ulje të detyruar në Kelmend të Shkodrës.
Sipas kryeplakut të fshatit, Prek Vata, nga ulja nuk ka pasur asnjë të dëmtuar.
Ai në një deklaratë për mediat u shpreh se “piloti dhe pasagjeri janë larguar nga vendi i ngjarjes”.
Mjeti është ulur në zonën e Bjeshkëve, në lartësinë mbi 1 mijë e 100 metra në nivelin e detit.
Policia në njoftimin zyrtar shkruan se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar avioni.
Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit.