LAJME

Avokati i ish-pjesëtarit të FSK-së që dyshohet se plagosi dy të rinj serbë: Do të vërtetohet se ai veproi në vetëmbrojtje

Kujtim Kërveshi, mbrojtja e ish-pjesëtarit të FSK-së Azem Kurtaj, është deklaruar për zëvendësimin e masës së paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak për klientin e tij.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kërveshi ka deklaruar se Azemi ka vepruar në vetmbrojtje dhe siç ka “besuar mbrojtja se nuk ka pasur vrasje të rëndë të mbetur në tentative”.

Ai shprehet e beson se angazhohet për një proces të drejtë dhe të pavarur i cili do ta vërtetojë pafajsinë e klientit të tij.

Reagimi i tij i plotë:

Azem Kurtaj, sonte e ban gjumin pranë familjes së tij! Masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

Azemi është deklaruar i pa fajshëm pas leximit të aktakuzës.

Mbrojtja pa paragjykim të vendimit perfundimtar të gjykatës beson dhe angazhohet profesionalisht se ky proces do ta vërtetoj teorinë e mbrojtjes, ajo është se Azemi ka vepruar në vetmbrojtje dhe sic ka besuar mbrojtja se nuk ka pasur vrasje të rëndë të mbetur në tentativë, mbrojtja vazhdon të beson dhe angazhohet për një proces të drejtë dhe të pa varur e i cili do ta vërtetoj pafajsinë e Azemit!

Faleminderit mediave, opinionit, kolegēve që me profesionalizëm dhe maturi kanë raportuar për rastin në fjalë!

Ata që e paragjykojnë Azemin, e stigmatizojnë atë, dhe/ose i japin konteskt etnik rastit në fjalë, i japin epitetet të cilat nuk i ka dhënë gjykata me vendim të formës së prerë sic e kam thanë sot para mediave, do të përballen me drejtësinë!

Republika e Kosovës nuk është vend që mbështetet  mbi ca kristale të brishta që mund ti thej kush të doj, sa herë të doj, ky vend ka rregulla, është sovran, ka identitet dhe institucione!

Mbrojtja e Azemit megjithese nuk pajtohet me gjetjet e prokurorisë si në aktakuzë as me vendimin e gjykatës për masen e zevendesuar, respekton ato dhe përballjen do ta kërkoj vetëm pranë institucioneve dhe rrugëve ligjore duke besuar në drejtësi dhe sundim të ligjit!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

8 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

10 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

14 orë ago