Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se historia e Shqipërisë do të marrë ngjyrën e të vërtetës, dhe brenda saj, shpejt do të goditën të gjithë keqbërësit.
Ngjela përmes një shkrimi në Facebook, ka theksuar se koha e Shqipërisë dhe shqiptarëve është duke ardhur, kurse historia e saj e fshehur dhe e grabitur barbarisht, po shfaqet dita-ditës, krejt kjo falë politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Tani po kuptohet konkretisht se koha po e sjell progresin e vet goditës antikorrupsion, sipas skemës që kanë përgatitur institucionet e specializuara në Amerikë”, ka shkruar ai mes tjerash.
Ja shkrimi i tij:
Koha e Shqipërisë dhe shqiptarëve po vjen, dhe historia e saj e fshehur dhe e grabitur barbarisht, po shfaqet dita-ditës.
Korrupsioni i lartë në Shqipëri, shihet se është trembur dhe po paguan kudo.
Mediat shqiptare të paguara për të nxirë Shqipërinë dhe përbuzur shqiptarët, kanë dhe pak kohë që të shiten. Pse, ju mendoni që gjithë ky mobilizim në korr i medias shqiptare për të nxirë Shqipërinë, është rastësi?!
Kjo lloj medieje është e paguar për të nxirë shqiptarët. Por nuk do të shpëtojnë.
Dhe jo vetëm këta.
l.
Historia e Shqipërisë do të marrë ngjyrën e të vërtetës, dhe brenda saj, shpejt do të goditën të gjithë keqbërësit. Madje, ajo ka filluar, sepse arrestimet e ditëve të fundit, kuptohet që janë në vetvete preludi i luftës antikorrupsion në Shoqëri.
Ata që shkatërruan Shqipërinë me urdhër nga pushtuesit e tokave shqiptare, në vitet 1992- 1996, nuk do të shpëtojnë dot.
Kurse, shqiptarët e ndershëm po presin vijimin e emërave për personat e korruptuar që do të dalin nongrata në Shtetet e Bashkuara, njëlloj si Berisha.
Këta janë i njëjti grup i errët antishqiptar i dokumentuar tashmë, por shqiptarët i duan këtas të jenë nongrarata në Amerikë, por nongrata edhe në Kuvendin e Shqipërisë, sepse janë shumë deputetë në mesin e tyre.
Procesi për të shpallur nongrata në Amerikë, individit e korrupsionit të lartë shqiptar, është pjesë e luftës antikorrupsion në Shqipëri.
Goditja që po bëhet në polici është një sukses i rëndësishëm.
Korrupsioni në polici ka qenë deri tani shpresa e familjeve mafioze të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri – ministra, kryeministra e kryetarë bashkish, në mbi njëzet vjet. Ju kujtohet mospranimin i policisë, me urdhër të Saliut, për të arrestuar autorët vrasës të 21 Janarit? Ja, ky është shembulli klasik kriminal i korrupsionit të lartë në Shqipëri.
ll.
Tani po kuptohet konkretisht se koha po e sjell progresin e vet goditës antikorrupsion, sipas skemës që kanë përgatitur institucionet e specializuara në Amerikë.
Në fakt, kjo është vetë rruga ku Shqipëria do të fitojë vendin e saj të merituar në histori, sepse shqiptarët, si popull i veçantë dhe më i vjetri në Ballkanin Perëndimor, janë aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në konfliktin politik Amerikë-Rusi.
Por krerët e korruptuar të politikës shqiptare janë të kapur nga Moska e Beogradi – dhe, pikërisht ky është sekreti i kësaj kohe, sepse këta krerë, pasi i vodhën shqiptarët, tani po kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë.
Në fakt, asgjë nuk mund të bëjnë dot: janë të gjithë të skeduar, dhe po kuptohet se janë nën kontroll.
Që nga ky muaj, kur filloi goditja që po vijon, e deri në fund të shtatorit, kuptohet gjithashtu se në Shqipëri do të ketë goditje antikorrupsion në spektër të gjerë. Dhe gjithëka ka lidhje me Kuvendin e ri, që pritet të mblidhet në këtë shtator.
Të korruptuarit e niveleve të larta që kanë dalë deputetë në zgjedhjet e fundit elektorale, nuk mund të lejohen që të jenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë .
Nëse ata do të hyjnë në parlament, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë me reformën antikorrupsion në Shqipëri. Kurse, dihet se, pengesa për të qenë ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë, vjen normalisht sipas ligjit të dekriminalizimit, për të gjithë ata që do të shpallen nongrata në Amerikë; dhe, për të gjithë ata të tjerët, kundër të cilëve do të fillojë procesi penal, duke qenë të akuzuar për korrupsionin.
Ky është një proces që tani sapo ka filluar dhe që po spikat se është i menduar mirë.
Prisni dhe shikoni.