Avokati serb, Cedomir Stojkovic, i cili është duke e përcjell me shumë vëmendje rastin e tre policëve të Kosovës të cilëve iu është caktuar masa e parabargurimit në Serbi, ka reaguar pas thirrjes së fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tyre.
Stojkovic ka thënë se presidenti serb duke zbatuar nenin 110 të Kodit Penal të Serbisë, me vendim të tij si president mund të marrë vendim për falje, vendim përmes të cilit do të liroheshin të tre policët e Kosovës.
Avokati serb thotë se çdo vonesë për të marrë një vendim të tillë, është në dorë të presidentit serb.
Avokati serb ka thënë se Vuçiq nuk duhet që të pres rezultatin e vendimit të gjykatës deri të hënën, por duhet t’i falë ata menjëherë sot, dhe në këtë mënyrë të tregojë që Serbia nuk është Kore e Veriut.
“Turpi i njerëzimit Aleksandar Vuçiq, nuk duhet të presë rezultatin e atij vendimi, por me vendimin e tij duhet t’i falë ata sot dhe në këtë mënyrë të dërgojë mesazh se Serbia nuk është Kore e Veriut, pavarësisht se ai është president”, ka shkruar Stojkovic.
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…
Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…