POLITIKE

Avokati shqiptar: Gjykata Kushtetuese bëri gabim historik, nga vendimi i saj përfiton Moska dhe Beogradi

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela thotë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës bëri gabim historik dhe goditi stabilitetin e shtetit të Kosovës, për të ndihmuar korrupsionin e lartë shtetëror.

Avokati Ngjela thotë se nga kjo përfiton drejtpërsëdrejti Moska dhe Beogradi.

Ngjela shkruan se bllokimi i mundshëm i Kuvendit të Kosovës nga populli maxhoritar, do ta çojë gjendjen në zgjedhje të reja.

“Po Gjykata Kushtetuese e Kosovës që e solli këtë gjëndje destabilizuese? Vendimi i saj joprofesionale quhet në të drejtën penale: condicio sine qua non – kushti pa të cilin – domethënë, shkaku kryesor i përplasjes shoqërore. Anëtarët e asaj Gjykatë, të cilët e votuan vendimin që kemi parë, nëse ai është i vërtetë; do të shkojnë në proces penal”, shkruan avokati në Facebook.

Postimi plotë:

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, bëri një gabim historik: goditi stabilitetin e shtetit të Kosovës, për të ndihmuar korrupsionin e lartë shtetëror.

Por nga kjo përfiton drejtpërsëdrejti Moska dhe Beogradi.

Janë naivë: ku mund të privohet një maxhirancë popullore me një vendim gjykate që nuk thotë dot asgjë teorike!!!

Por, a do ta lejojë shumica popullore të funksionojë një Parlament që ecën me paterica korruptive të pakicës popullore? Kurrë; se në një shtet demokratik nuk privohet dot nga pushteti politik maxhoranca popullore.

Kjo do të ndodhë dhe në Kosovë. Sepse, nëse masa kompakte popullore e rrethon Kuvendin e Kosovës që në mbledhjen e parë të tij, të nesërmen do të shkohet domosdoshmërisht në zgjedhje të reja. Çdo krizë në demokraci, sheshohet ose me kompromis, ose me zgjedhje.

Bllokimi i mundshëm i Kuvendit të Kosovës nga populli maxhoritar, do ta çojë gjendjen në zgjedhje të reja.

Po Gjykata Kushtetuese e Kosovës që e solli këtë gjëndje destabilizuese? Vendimi i saj joprofesionale quhet në të drejtën penale: condicio sine qua non – kushti pa të cilin – domethënë, shkaku kryesor i përplasjes shoqërore. Anëtarët e asaj Gjykatë, të cilët e votuan vendimin që kemi parë, nëse ai është i vërtetë; do të shkojnë në proces penal.

Të shohim sesi do të precipitojnë ngjarjet.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Trazirat në LA: Gazetarja australiane qëllohet nga policia drejtpërdrejt në transmetim

Lauren Tomasi, një korrespondente amerikane për kanalin australian 9News, u qëllua drejtpërdrejt në transmetim nga…

4 minuta ago

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse dhuna vazhdon mund të dërgohen marinsat në Los Angeles

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar se është i përgatitur të mobilizojë trupat…

2 orë ago

Vdes “Mandela i Plavës dhe Gucisë”

Ka ndërruar jetë në moshën 102 vjeçare Rexhep Gali Balidemaj, një figurë emblematike e qëndresës…

2 orë ago

Sot fillon Java e Krenarisë

Sot do të nisë Java e Krenarisë, e cila do të zgjasë deri më 14…

2 orë ago

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan! Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit, urrejnë NATO dhe BE

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin…

11 orë ago

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend…

18 orë ago