POLITIKE

Azem Vllasi për Dritan Abazoviçin: “Kush mbjell kunguj me djallin…”

Kriza politike në Mal të Zi u përshkallëzua pas kërkesës së Lëvizjes Qytetare URA për shkarkimin e Qeverisë së Malit të Zi, e më pas edhe të kryetarit të Kuvendit Aleksa Beçiç, gjë që solli protesta dhe ofendime ndaj zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç.

Ky shqiptar Ulqini është shndërruar në një “shiptar” këto ditë, pasi i tillë po thërritet me urrejtje në rrugët e Podgoricës. Kryeministri malazes Zdravko Krivokapiç ka kërkuar largimin e Abazoviç nga kreu i Këshillit Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit.

Mbrëmë në këtë gjë është përfshirë edhe Kisha Ortodokse Serbe (KOS), ndaj po mbrëmë Abazoviç është takuar me vetë patriarkun Porfirio, me të cilin ka biseduar për situatën në Mal të Zi.

Azem Vllasi, avokati dhe ish-politikan i njohur kosovar, ka komentuar pozicionin në të cilin u gjend papritur politikani i ri.

Në shtator të vitit 2020, Vllasi me dashamirësi e këshilloi Abazoviçin që të mos ndiqte rrugën në të cilën u nis, por që u injorua.

“Të kujtojmë thënien: ‘Kush mbjell kunguj me djallin, e godasin në kokë”. Me sa duket me ambicie të mëdha për pushtet, Abazoviç ra në anën e gabuar. E ngopën mirë me funksione, por vetëm për aq sa ja kishin nevojën.Tani e kuptoi se kishte humbur rrugën”, tha Vllasi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 minuta ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

15 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

16 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

22 orë ago