Luftëtarët e regjimentit Azov kanë mbajtur një konferencë shtypi online, ku kanë thënë qartësisht se dorëzimi nuk është një opsion për ta, por nga ana tjetër nuk kanë arritur të konfirmojnë dot nëse të gjithë civilët, të cilët ndodheshin brenda fabrikës së përpunimit të çelikut, janë evakuuar apo jo.
Rezistenca e tyre në Mariupol, ka qenë ndër më mbresëlënëset, ku prej mbi një muaji ata qëndrojnë të rrethuar në ambientet e uzinës.
Zëvendëskomandanti i regjimentit, Svyatoslav Kalina Palamar, bëri me dije se forcat ruse nuk i kanë reshtur sulmet asnjë ditë dhe bombardimet vijojnë të godasin fabrikën.
“Dorëzimi ynë është i papranueshëm. Nuk mundet t’ia japim këtë dhuratë kaq të madhe armikut”, tha ai gjatë fjalës së tij. “Të kapemi, për ne, do të thotë të vdesim”.
Po ashtu, Palamar shtoi se ata po luftojnë ndaj një agresori që po sjell terror në Ukrainë dhe lufta e tyre, është pikërisht kundër këtij barbarizmi.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…