Srxhan Gjokoviq është fotografuar me një burrë që mbante flamurin rus me fytyrën e Putinit në të, dhe po ashtu kishte një fanellë me simbolin “Z”, me të cilën po identifikohen përkrahësit e pushtimit rus të Ukrainës.
Flamujt rusë dhe bjellorusë e po ashtu simbolet janë ndaluar në “Australian Open”.
Pas ndeshjes çerekfinale në të cilën Gjokoviqi e mposhti rusin Andrey Rublev të mërkurën, tifozët serbë festuan me flamuj rus, në të cilën ishte edhe fytyra e Putinit.
Policia e Australisë ka intervistuar të dyshuarit.