POLITIKE

Bajqinovci: Isa Mustafa i ka urdhra shenjat me vetulla të Hashim Thaçit

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci në një postim në Facebook i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, pasi ky i fundit tha se “pa hezitim do ta pranojnë mandatin për formimin e Qeverisë”.

Bajqinovci ia përmend Mustafës shkeljet kushtetuese që i ka bërë, që nga rrëzimi nga kryetari i Kuvendit e deri në nënshkrimi për Asociacionin e Komunave Serbe.

Ai thotë se urdhrat e Isa Mustafës janë shenjat me vetulla të Hashim Thaçit.

“Shihemi në zgjedhje se zgjedhjet janë demokracia e pushteti duhet të ketë rrënjët në vullnetin popullor”, ka thënë ndër tjera Bajqinovci.

Postim i plotë:

Isa Mustafa, paska deklaruar se “pa hezitim do ta pranojnë mandatin për formimin e Qeverisë”. Madje i paska përmendur “bazat kushtetuese”. E po ky kështu pa hezitim dhe me “bazat e tij kushtetuese” e kishte pranuar njëherë edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit por ishte rrëzuar nga aty. Ky pa asnjë hezitim e kishte nënshkruar edhe Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duke i dhënë kompetenca që shkilnin 23 nene të Kushtetutës. Edhe kësaj here kishte vepruar me “bazat e tij kushtetuese”.
E po tashmë secili qytetar në këtë vend e di se për Isa Mustafën “baza kushtetuese” janë urdhërat e shenjat me vetulla të Hashim Thaçit.
Menjëherë pas Isës doli shefi i Ises duke treguar se si po bëhen hapa drejt grabitjes së vullnetit të popullit javën tjetër.
Isë dhe Hashim, Kosova nuk mund të lejojë zhvlerësimin e rregullave kushtetuese të cilat i normojnë procedurat për funksionimin e demokracisë. Këtyre tashmë nuk i bën as për demokracinë as për Kushtetutë e as për shtetin. Isa dëshiron pushtetin me Hashimin edhe nëse kjo kalon nëpër nxjerrjen e demokracisë e kushtetutshmërisë në rrugë të anarkisë kushtetuese. Isë, je duke e zhveshur LDK’ne nga çdo vlerë burimore. Duhet të kuptoni ju dy se idea për Kushtetutë në Evropën perëndimore ka kaluar përmes kundërthëniesh politike e shoqërore të shumta sepse ajo, themelsisht është akt i kufizimit të pushtetit e palëve nga arbitrarizmi.

Kosova është mbi të gjitha. Shihemi në zgjedhje se zgjedhjet janë demokracia e pushteti duhet të ketë rrënjët në vullnetin popullor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

4 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

23 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago