POLITIKE

Bajqinovci: Sondazhi i fundit i ka frikësuar partitë e tjera

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar sondazhin e nxjerrë para disa ditësh, ku Lëvizja Vetëvendosje qëndron e para me 52%, duke lënë shumë prapa partitë tjera.

Bajqinovci i tha gazetës “Bota sot” se ky sondazh është njëra ndër arsyet pse partitë tjera po frikësohen nga zgjedhjet.

“Partitë e tjera politike sigurisht që e dinë se në rast të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje padyshim që do të jetë partia e parë në vend, me një rritje të dukshme nga zgjedhjet e 6 tetorit. Sondazhi që është publikuar, është bërë në kohën para mocionit ndaj qeverisë të nisur nga LDK-ja, e ku tregon se mbështetja ishte e madhe edhe atëherë. Tash pas mocionit, Lëvizja është rritur në mënyrë drastike, ku kemi një përkrahje të madhe nga populli. Kjo është njëra ndër arsyet pse partitë tjera po frikësohen nga zgjedhjet”, tha ai.

Bajqinovci parashikon një bashkim të të gjitha partive politike në zgjedhjet e ardhshme, teksa për VV-në thotë se do të lidh koalicion me popullin.

“Krejt kjo vije për shkak të punës së mirë të qeverisë në këto dy muajt e parë qeverisjeje. Në zgjedhjet e ardhshme mendoj se do të kemi një bashkim të të gjitha partive në njërën anë, ndërsa në anën tjetër do të kemi Lëvizjen Vetëvendosje të vetme, e cila koalicionin e vetëm do ta lidh me qytetarët e Kosovës. Ata që e nisën mocionin dhe ata që e votuan, populli do t’ua jap ndëshkimin e merituar, pasi e ata ua shuan shpresën që e kishin qe dy dekada”, theksoi deputeti Bajqinovci


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

23 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago