Balla pas rrahjes së shtetasve shqiptarë në Mal të Zi: Po kryhet një hetim i plotë

Ministër i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar pasi tre shtetas shqiptarë janë sulmuar fizikisht Mal të Zi.

Ai përmes një shkrimi në “X” është shprehur se po kryhet një hetim i plotë dhe sipas tij, personat që e kanë kryer këtë vepër do të mbajnë përgjegjësi, njofton Klankosova.tv.

“I jam shumë mirënjohës reagimit të menjëhershëm të autoriteteve dhe Policisë së Shtetit të Malit të Zi për dhunën ndaj tre të rinjve shqiptarë sot në Herceg Novi. Po kryhet një hetim i plotë dhe personat e këtij akti do të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar tutje Balla.