FOTO&VIDEO

Banori serb i Bërnjakut: Kurti e Vuçiqi të na lënë të jetojmë të qetë, shqiptarët janë shokët e mi

Banor i Bërnjakës, Kosta Milovanoviq, thotë se Njësia Speciale e Kosovës, është pjesë edhe e serbëve të veriut, raporton Ekonomia Online.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Milanoviq, ka thënë se shtetësinë e Kosovës duhet ta pranojë Serbia, njëjtë siç pranohet nga shumë vende të botës.

“Situata nuk është aq e keqe. Diçka ka me qenë mirë, Njësia Speciale e Kosovës ROSU është njësia e jonë, e Kosovës që e pranojnë të gjitha organizatat botërore. Serbia është e vërtetë që nuk e pranon mirëpo ne duhet të jetojmë me shqiptarët. Si unë që i kam targat KM (Kosovë e Metohi) unë jam shembulli konkret, askush nuk më pengon me këto targa as shqiptarët as ROSU-ja askush, lirisht po udhëtoj”.

Tutje, ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që t’i lejojë të jetojnë normalisht.

Lutje pati edhe për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“I lutem Qeverisë dhe Albin Kurtit, kryeministrit tonë, që të na lejojnë të jetojmë normalisht, dhe e lus Vuçiqin, që të na lejojë të jetojmë normalisht dhe asgjë më shumë. Unë me shqiptarë duhet të jetojë, shqiptarët janë shokët e mi, unë jam i vitit 1970 dhe kam qenë në shkollën ‘Aziz Sylejmani’ që tash quhet Sveti Sava, shkolla e mesme, në Mitrovicë. Unë kur kam qenë në shkollë të mesme ajo vetëm është quajtur ‘Aziz Sylemajni’. Ju lus që të na lënë që të jetojmë së bashku të mund të shoqërohemi përsëri”, ka thënë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago